Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“2 Prilli dhe 21 Janari, si dy pika uji”/ Meçe: Berisha “arkitekt” i të dyja ngjarjeve. Të rihapen hetimet

schedule19:01 - 2 Prill, 2026

schedule 19:01 - 2 Prill, 2026

Analisti Arben Meçe ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si arkitektin e ngjarjeve tragjike të 2 Prillit dhe 21 Janarit.

I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Meçe kërkoi rihapjen e hetimeve për të zbardhur shkaqet e vërteta të vrasjeve, duke pretenduar se procesi ligjor është manipuluar dhe penguar qëllimisht.

Sipas Meçes, ekziston një ngjashmëri e plotë mes dy ngjarjeve në aspektin e skenarit dhe asgjësimit të provave.



“Ata u bënë dëshmor për një kryengritje makabre të iniciuar nga Sali Berisha. Prokuroria të hapë hetimet edhe një herë për të kuptuar shkakun e vërtetë të vrasjeve.

Njësoj si në 21 janar. 21 janari dhe 2 prilli ngjajnë si dy pika si në rastin e manipulimit dhe të skenarit të tyre. Populli shqiptar duhet ta dinë, që trupave nuk u është bërë hetimi. Populli duhet ta dijë se nga e kanë marrë plumbin trupat. Ata njerëz që janë vrarë janë heronj.

Berisha pengoi hetimet, i asgjësoi të gjitha provat edhe në 2 prill i ka asgjësuar të gjitha provat. Është i njëjti skenar. Ky person livadhis. Ngjarja e sotme ishte kthimi i fajtorit te vendi i ngjarjes dhe në të tilla ngjarje e humbet logjikën.

Ajo që unë diskutoj është hetimi dhe rikthimi i skemës së ngjarjes. Nuk është bërë hetim për vrasjen. Zyrtarisht personi që ka penguar hetimin është Sali Berisha. Zyrtarisht personi që ka prishur provat dhe e ka manipuluar ngjarja është Sali Berisha. 2 Prilli dhe 21 Janari ka vetëm një autori dhe ai është Sali Berisha”, tha Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!