Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Edhe ne jemi të talentuar”, një pjesë e personave me aftësi ndryshe në Shkodër janë punësuar

schedule14:51 - 24 Prill, 2021

schedule 14:51 - 24 Prill, 2021

Shpesh here i ndeshim në rrugë dhe madje as nuk i njohim, nuk e dimë aftësinë e tyre, apo talentin që e kanë dhe shfaqin.

Nikolini përmes kësaj harte nuk tregon vetëm qytetet e Shqipërisë. Një tjetër vizatim që ai bën është pema e krishtlindjes me dhurata.

Këta persona me aftësi ndryshe, kryejnë edhe punime në grup.



Një rast është edhe ky punim që fillimisht bëhet me dru, më pas me djegie, ose siç njihet ndryshe piroteknikë. Fazë të cilën e përfundon Sajmiri me Fatjonën.

“Nuk kemi aparatura për të punuar me djegie, por I japim mësim fëmijë për të bërë piktura”, thotë ai.

Në qendrën ditore “Padre Antonio Bozza”, ndodhen 3 laboratore pune për personat me aftësi ndryshe.

 “Kemi vënë re se ka një efekt shumë të madh për integrimin e tyre social dhe shëndetësor. Vetë këta ndihen të dobishëm, por gjithashtu mendoj se integrimi nëpërmjet artit është diçka që i shërben jo vetëm atyre, por të gjithëve në si shoqëri”, thotë drejtuesi Luigj Mila.

Një pjesë e laboratorit është i ndarë në dy ku janë grupi i gjinisë femërore që bëjnë punë me grep dhe qëndisje apo edhe qepje.

Ndërsa në pjesën tjetër janë grupi i përzier që bëjnë punime të ndryshme.

Aftësitë dhe talentin e shprehin përmes aplikacionit.

Mësuesja Dake Matia sqaron se kanë shumë dëshirë të angazhohen…

“Nëpërmjet terapisë okupacionale, angazhohen dhe bëjnë punime të ndryshme të riciklimeve apo të punëve të dorës”, tregon mësuesja Dake Matia.

Njëra nga ata punon një xhup, një tjetër edhe një çantë. Gjithashtu ju pëlqejnë ngjyrat dhe stilimi…

Është diçka shumë interesante që po jep edhe kënaqësi tek këta persona.

“Këtyre ju pëlqejnë shumë puna e dorës. Gjithashtu turistët që vijnë nga jashtë i blejnë dhe në këtë mënyrë lumturohen sepse edhe punojnë edhe fitojnë sadopak para”, shprehet ajo.

Kjo qendër ditore funksionon në kuadër të Kishës Katolike në Shqipëri.

Një pjesë e këtyre personave kanë arritur që të punësohen edhe në fabrikat fasone të Shkodrës…

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!