Edhe këmisha më e thjeshtë duket më seksi në këtë mënyrë

schedule19:32 - 22 Tetor, 2021

schedule 19:32 - 22 Tetor, 2021

Një nga truket e preferuara të Tom Fordit si drejtor kreativ i Gucci-t, ishte këmisha e zbërthyer. Tom Ford ndoqi këtë metodë jo vetëm në pasarelat e kohës, por edhe në fushatat e tij me Kate Moss dhe Amber Valletta. Tani që vitet ’00 duket se janë kthyer në modë, shohim që kjo tendencë të përqafohet sërish nga blogeret.

Victoria Beckham në koleksionin e fundit zgjodhi këtë tendencë. Ajo zgjodhi këmisha oversize, të hapura, sipër pantallonave me bel të lartë, duke ofruar elegancë. Detaji që e ka bërë edhe më femëror këtë stil është shtresimi me bizhuteritë prej floriri në qafë.

Në mënyrë që kjo pamje të duket më bukur, këmisha duhet të jetë edhe oversize. Nuk keni nevojë të shtoni diçka të re për të ndjekur trendin nëse keni një këmishë oversize klasike të bardhë apo blu të çelur në garderobë.

/abcnews.al