Ederson: Ka shumë gjasa që Ancelotti do të drejtojë Brazilin

schedule09:30 - 22 Mars, 2023

schedule 09:30 - 22 Mars, 2023

Thashethemet për uljen e mundshme në stolin e Brazilit për Carlo Ancelottin vazhdojnë të qarkullojnë ende.

Edhe pse tekniku italian theksoi para pak ditësh se do të qëndronte te Real Madrid nëse drejtuesit do t’i ofronin kontratën e re, ende thuhet se ai është shumë pranë drejtimit të kombëtares së Brazilit.

Ederson, portieri brazilian i Manchester Cityt deklaroi në konferencë për shtyp se ekziston një mundësi konkrete që Ancelotti të zërë një vend në stolin e “Seleçaos” në korrik.

“Kam folur me Casemiron, Vinicius dhe Militaon. Ka shumë mundësi që Ancelotti të arrijë në stolin e Brazilit, kështu që ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur. Më kanë thënë se është i jashtëzakonshëm, të gjithë e pëlqejnë atë, ai është fitues. Do të shohim në të ardhmen e afërt nëse do të jetë kështu”, është shprehur Ederson./ h.ll/abcnews.al