Ed Sheeran është artisti më i pasur në botë

schedule16:24 - 9 Tetor, 2018

schedule 16:24 - 9 Tetor, 2018

Ed Sheeran është artisti më i pasur në botë. Mjafton të thuash se në një ditë ai fiton 85 mijë euro. Por vetë këngëtari shprehet se paraja për të nuk ka pasur asnjëherë rëndësi.

Revista prestigjoze Forbes e kishte kurorëzuar disa muaj më parë si artistin që kishte fituar më shumë në vitin 2018. Fundjavën e fundit shoqëria e tij Ed Sheeran Ltd, konfirmoi lajmin: Ed Sheeran është solisti më i pasur në botë. Këngëtari 27 vjeçar ka fituar një vit më parë 85 mijë euro në ditë me një përfitim total prej gati 31 milionë eurosh.

Edhe pse ka paguar 6 milionë euro taksa në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se sa ka paguar Facebook në 2015 – 2016, Ed Sheeran mbetet artisti më i pasur në botë. Sipas llogarive që mediat britanike kanë nxituar të bëjnë, ai ka fituar 3500 euro në orë.
Pavarësisht përfitimeve të mëdha financiare, Sheran ka marrë për vete 9 300 euro dhe pse në llogarinë e tij bankare figurojnë 18 milionë euro. Në një intervistë të një viti më parë ai pranonte se paraja nuk ishte objektivi i tij.

Madje ai shtoi se miqtë dhe familja e tij janë më të pasur se ai, pasi Sheran pjesën më të madhe të parave e jep për bamirësi, në spitale apo organizata që ndihmojnë fëmijët.
“Mendoj se paratë janë rrënja e të gjitha të këqijave, që në momentin që kam filluar të fitoj para kam humbur shumë miq,” përfundoi ai./abcnews.al