Ecuria super e Everton, Ancelotti i sinqertë: S’e prisja, jemi të lumtur

schedule17:12 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 17:12 - 27 Dhjetor, 2020

Katër fitore në katër ndeshjet e fundit dhe vendi i dytë në renditje. Everton po kalon një moment fantastik në Premier League dhe tifozët kanë nisur të ëndërrojnë titullin, edhe pse objektivi i klubit nga Liverpuli është renditja në një nga katër vendet e para.

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti është i lumtur me rendimentin e djemve të tij dhe tregohet i sinqertë në lidhje me ecurinë e mrekullueshme. “Jemi shumë të kënaqur që renditemi në vend të dytë. Të jem i sinqertë, nuk e prisja një gjë të tillë në fillim të sezonit.

Tani duam të qëndrojmë sa më gjatë në këtë pozicion, edhe pse gjërat ndryshojnë shpejt në këtë kampionat. E nisëm sezonin në mënyrë fantastike, por më pas patëm rënie. Tani e kemi marrë veten përsëri. Jemi në rrugën e duhur, shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në janar“, deklaron Ancelotti. /abcnews.al