“Ecni në këmbë”, Rama sqaron deklaratën: Duhet kursyer, jemi në luftë

schedule19:16 - 10 Mars, 2022

schedule 19:16 - 10 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur LIVE qytetarëve pas shqetësimeve të shumta që sollën rritjet galoponte të çmimeve të naftës dhe produkteve, çka sollën edhe protesta në të gjithë vendin gjatë ditës së enjte.

Rama në një përgjigje të dhënë qytetarit sqaroi deklaratën e tij ku bënte thirrje për të lëvizur në këmbë.

Ai tha se sot jemi në një situatë lufte dhe të gjithë duhet të kursejmë, pasi do të vijë momenti kur nuk do të ketë as naftë dhe as energji në treg edhe po të duam të blejmë, për shkak të situatës së luftës që po ndodh në Ukrainë, e cila ndikon direkt në faturat në të gjithë botën.

‘Ju thashë ecni në këmbë jo se dua unë por për të kursyer, pasi jemi në luftë, do vijë momenti që nuk do ketë energji as naftë edhe po të duam ne ta blejmë. Duhet të përgatitemi për të gjitha se lufta nuk vjen për të mira por për të sjellë dhimbje. Kjo që ndodh sot është pasojë e asaj lufte’, u shjpreh Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë i ka dhënë përgjigje edhe interesit të qytetarëve për vizitën e tij në Dubai.

‘Në Dubai është hera e parë që kam shkuar. Shkoj në Dubai për të nderuar flamurin e Shqipërisë dhe himnin tonë që u ngrit për hir të EXPO 2020, kam shkuar si të gjithë kryetarët e qeverive të tjerë. Në Abu Dabi shkova pikërisht se kam mik princin e kurorës’, tha Rama. /Abcnews.al/