E zbulon Mourinho, si Shkëndija tentoi shmangien e goleadës me marifetin e Bylisit

schedule08:16 - 25 Shtator, 2020

schedule 08:16 - 25 Shtator, 2020

Finalet në Ballsh janë të nxehta shpesh dhe në disa raste marifeti i tyre është zbuluar nga portierët. Te Bylisi u pëlqen që ndonjëherë ta zmadhojnë ndonjë prej portave. Sigurisht portierëve nuk mund t’u shpëtojë kjo, nëse ngritja e traut është e konsiderueshme.

Në Shkup dje kanë bërë të kundërtën dhe para ndeshjes Shkëndija-Tottenham është zbuluar se portat ishin më të vogla se zakonisht. Trajneri Jose Mourinho tregon atë që u kishte ngjarë në Maqedoninë e Veriut.

“Para ndeshjes ishte një situatë qesharake, pasi portieri im më tha se porta ishte më e vogël. Shkova ta shikoja vetë dhe ishte realisht e vogël. Thirrëm delegatin e UEFA dhe ishte 5 centimetra më e ulët. Kërkuam që portat të kishin përmasat e duhura”, ka deklaruar “Special One”. /abcnews.al