E thotë presidenti i Egjiptit, Salah “presion” Liverpoolit për të shkuar në Olimpiadë

schedule12:16 - 23 Qershor, 2021

schedule 12:16 - 23 Qershor, 2021

Kjo verë është e mbushur me sport. Pas mbylljes së Copa America dhe Euro 2020, më 23 korrik do të nisin Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat ishin parashikuar të zhvilloheshin vitin e shkuar, por u shtynë prej pandemisë.

Tashmë ata do të zhvillohen në periudhën 23 korrik-8 gusht. Siç dihet në Olimpida shkojnë ehde kombëtare nga e gjithë Bota, të përzgjedhura sipas arritjeve nëpër kontinentet e tyre dhe nga skuadrat e Afrikës bën pjesë edhe Egjipti.

Ylli i ekipit, Mohamed Salah dëshiron të marrë pjesë në këtë kompeticion, por periudha e zhvillimit të turneut, ndeshet me nisjen përgatitjeve për hapjen e sezonit të Premier Legaue, me skuadrën e Klopp, që sfidon Norwichin e Rashicës në ndeshjen e parë.

Liverpool është skeptik për ta lënë Salah në Lojërat Olimpike, por sulmuesi po bën maksimumin për të qenë atje. Këtë e tregon edhe vetë presidenti i Egjiptit, Ahmed Megahed, i cili u shpreh:  “Salah dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike dhe do provojë të bindë Liverpoolin në 48 orët e ardhshme”. /abcnews.al