Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E thotë menaxheri, Bayern rivalizon me tre klube për një shqiptar

schedule15:16 - 20 Qershor, 2020

schedule 15:16 - 20 Qershor, 2020

Fisnik Asllani nuk firmos për Union Berlin, skuadrën gjermane të Bundesliga. Sulmuesi, i cili mbush 18 vjeç në muajin gusht, pritet të nënshkruajë kontratën e parë si profesionist dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Asllani ka mbyllur një sezon të suksesshëm, duke shënuar 15 gola në 16 ndeshje me moshat e Union Berlin. Tani ai pret të firmosë në një tjetër skuadër gjermane dhe për këtë menaxheri i tij, Kadir Ozdogan, është i bindur.

“Hoffenheim, Schalke, Hertha Berlin dhe Bayern Munich janë të interesuar për Asllanin. Mund të kalojë në një prej këtyre skuadrave, por jo te Union”, është shprehur për “bz-berlin.de”menaxheri i sulmuesit, i cili është ftuar më parë edhe nga përfaqësueset e moshave të Kosovës. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!