E rëndë në Vlorë, 60 vjeçarit i plas fishekzjarri në dorë e i këput 3 gishta

schedule08:07 - 1 Janar, 2020

schedule 08:07 - 1 Janar, 2020

Mbrëmë në orën 00:00 shqiptarët festuan Vitin e Ri 2020.

Me festimet pranë familjes dhe fishekzjarrëve, kanë ndodhur dhe incidente të rënda.

Raportohet senë Vlorë është shënuar edhe një incident nga një qytetar të cilit I ka plasur fishekzjarri në dorë.

Mësohet se personi në fjalë është një 60-vjeçar nga fshati Bishan i cili është transportuar në spital ku edhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Nga uniformat blu që kanë mbërritur në vendngjarje, mësohet se qytetari ka këputur tre gishtat e njërës dorë nga fishekzjarret.