E para në BE, Italia arrin 1 milion të vaksinuar

schedule18:13 - 15 Janar, 2021

schedule 18:13 - 15 Janar, 2021

Në Itali janë vaksinuar 1 milion qytetarë duke u bërë vendi i parë në BE që kap këtë rekord. Lajmi është njoftuar nga kryeministri Giuseppe Conte përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një milion italianë morën vaksinën anti Covid-19. Një falënderim i përzemërt për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues. Le të vazhdojmë kështu, duke mbajtur gjithnjë vigjilencën tonë”, shkroi ai.

Sipas alter Ricciardi, këshilltar i Ministrit Speranza, “nëse i bëjmë gjërat siç duhet, në fund të vitit 2021 mund të arrijmë një gjendje paranormaliteti”. g.v/abcnews.al