E mrekullueshme: Bashkimi nis nga sporti, Shqipëria dhe Kosova me Kupë të përbashkët

09:15 | 25/12/201909:150

Të gjithë tifozët shqiptarë kanë një ëndërr të përbashkët: krijimin e një Lige Kombëtare. Diçka e tillë po gatuhet dhe dy presidentët e Federatave po planifikojnë të bëjnë një Kupë të përbashkët, fituesi i së cilës do të luante në Ligën e Evropës. Kreu i FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FFK, Agim Ademi kanë menduar ta quajnë me emrin “Nënë Tereza” këtë eveniment.

Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë, të mërkurën ose të enjten, kur nuk ka ndeshje kampionati. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa ‘Nëna Tereza’” tregon Ademi për gazetën Zëri.

Presidenti i Federatës Dardane zbulon se është bërë kërkesa në UEFA për një projekt të tillë. “Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Në kuadër të kësaj i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë”, thekson Ademi, i cili ka një përgjigje edhe për kohën se kur mund të nisë realizimi i këtij projekti special.

Presim që ky projekt të zbatohet dhe të nisë që të përgatitet nga viti i ardhshëm. Ne jemi duke pritur të formohen edhe institucionet tona që të bëhet një marrëveshje në mes dy qeverive. Ky është projekt më voluminoz dhe duhet punë që të bëhet edhe jashtë kompeticioneve. Neve si FFK nuk na mungon vullneti që ta shtyjmë përpara”.

Kualifikimi në Evropë? Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë.

Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrëse në Evropë që shkon nga kjo kupë. E dimë se është barrë edhe për klubet, edhe për federatat, por është në interes të bëhet për shkak të aspektit ekonomik të klubeve dhe daljes në Evropë“, përfundon Agim Ademi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono