Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E linin pa bukë dhe e dhunonin”/ Dëshmi tronditëse nga të afërm të viktimës në Fier

schedule18:40 - 25 Korrik, 2025

schedule 18:40 - 25 Korrik, 2025

Policia e Fierit ka vënë në pranga Valbona Ramën, nenen e Emanilda Rames e cila u arrestua nje dite me pare per vrasjen e babait te saj Anesti Rama.

Sipas policisë 53 vjeçarja është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes nëna ka ndihmuar  vajzën për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.



Pasi percolli babane per ne banesën e fundit, më nenen dhe motrën ne burg, vajza e madhe e familjes  Kristola   Rama  tregoi se si e mori vesh lajmin.

Te aferm të familjes  thonë se  56 vjecari dhunohej dhe keqtrajtohej ne familje.

Irakli Zarka kryeplak i fshatit  Frasher tregon se ne nje rast ka qene deshmitar i dhunes se ushtruar nga bashkeshortja dhe e bija ndaj anesti rames

Prej vitesh punetor në nje ferme blektorale ne zone, Anesti Rama sipas tyre  kishte shkuar shpesh here ne pune me shenja ne fytyre per te cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente, por asnjëhere nuk tregoi te verteten.

Burime nga Policia e Fierit konfirmojne faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkeshortja dhe e bija.

Fqinjët  e familjes Rama ne Frasher  thonë se ai jetonte veç  bashkeshortes dhe të bijës megjithese ne te njejtin oborr.  Prej vitesh 56 vjecari i vrare dy dite me pare, jetonte ne dhomen qe sherbente si kuzhine e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama.

E bija  26 vjeçare  akuzohet  se ka vrare  babain  56 vjeçar duke e mbytur me tel dhe me pas bashkë me të ëmën  inskenuan ngjarjen si aksident.

Shkak i vrasjes dyshohet të kenë  qenë debatet për motive të dobëta prej disa kohësh mes vajzës dhe babait.

Pas vrasjes bashke me te emen 26 vjecarja tentoi te inskenonte ngjarjen si akisedent por mjeku ligjor i cili do te plotesonte skeden e vdekjes njoftoi policine pasi dyshoi se i ndjeri ishte vrare dhe nuk kishte rene aksidentalisht sikurse pretendonin gruaja dhe vajza e tij

26 vjecarja emanilda rama tha ne polici se e vrau te atin pasi ai nuk i ofronte te mirat materiale qe i nevojiteshin por sipas fqinjeve të familjes kjo deklarate eshte e pavertete. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!