E kryer/ Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

schedule19:36 - 15 Janar, 2021

schedule 19:36 - 15 Janar, 2021

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por deri më tani ai nuk ka arritur të depërtojë mes yjeve dhe të fitojë minuta në ekipin e parë.

 

Që nga ardhja e tij, Dajaku ka luajtur vetëm në dy ndeshje në Bundesliga me ekipin e parë të Bayern, pa mundur të lërë gjurmë. Ndërkohë me Bayern Munchen II ai zhvilloi 43 ndeshje dhe shënoi shtatë gola.

Tashmë mësohet se Dajaku nuk do vazhdojë më në këtë sezon në Bavari. Ai dhe Bayern kanë rënë dakord për huazim deri në fund të sezonit dhe Union Berlin është skuadra që do përfitojë nga shërbimet e 19-vjeçarit.

Mediet gjermane e bëjnë fakt të kryer, teksa sulmuesi me origjinë dardane do ketë mundësinë të luajë në një ligë më të fortë siç është Bundesliga, ku përballë do ketë edhe Bayernin apo ekipe si Leipzig dhe Borussia Dortmund. /abcnews.al