E krahasuan me prezantueset e tjera: Nuk i lexoja më! Pse nuk i ndahemi krahasimeve?

schedule18:37 - 4 Mars, 2022

schedule 18:37 - 4 Mars, 2022

Këtë të premte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuar Enida Bozheku, Albi Lushi, Krista Merkoçi dhe Oriola Plaku, të cilët biseduan për fenomenin e krahasimeve me njeri tjetrin. Krista u ndal në përvojën që kishte në televizion por dhe në punën e përditshme në sipërmarrjen private me nënën e saj, ku është hasur me krahasimet.  Ajo pohoi se gjithmonë e kanë krahasuar me mamin, por e di vendin e saj, pasi ka vetëm dy vite që ka mbaruar shkollën.  Ndër të tjera ajo shtoi se në fushën e biznesit me shumë vlen vlerësimi se sa krahasimi me biznesin tjeter apo tregun. Ndërkohë për pjesën e të qenurit në ekran ajo tha se nuk të ndihmon fare kur krahasohesh me kolege apo prezantuese të tuat.

“Me thënë drejtën dy tre episodet e para fillova të dëgjoja se çfarë thoshin njerëzit, lexoja komentet, po jo nuk më ndihmoi fare. Plus që mendoj që edhe ndonjë gjë që ti nuk e shoh fare si problem fillon edhe thua “prit njëherë” ose ku e di unë ntë thotë dikush tjetër “moj si ta mori fjalën”, e thua “ou ma mori vërtet”. Pas episodit të dytë dhe tretë i thashë boll mos lexo më”, tha Krista.

Nga ana tjetër Enida Bozheku pohoi se ka pasur një hendek të madh mes personave që studjonin jashtë dhe atyre që studionin në Shqipëri, duke qenë gjithmonë të krahasuar.

“Kur vjen puna tek ky krahasimi profesional hapu qiell dhe hapu tokë, për vet faktin se vet njerëzit shpeshherë me atë kompleksitetin e inferioritetit të tyre, mua dhe shumë si puna ime na kanë prishu punë. Na ka parë si armiq të tyre më shumë, o bobo do na rrëmbejnë vendin e punës, erdhën këta, kush janë këta dhe na kanë sulmuar me të gjitha format e tyre”, tha Enida.

Albi pohoi se femrat janë me detaiste në aspektin fizik dhe profesional. Kjo nuk është vetëm negative, por e rrit dhe e shëndosh një shoqëri, sepse tenton të arrish një njeri më të mirë se vetja, njëjtë ndodh edhe me biznesin.  Nga ana tjetër psikologia Oriola Plaku nënvizoi se mënyra se si një prind e rrit fëmijën ndikon shumë në psikologjinë e tij, aq sa mund të ketë një krizë identiteti në adoleshencë.

“Mënyra se si një prind, se si prindëron ndikon shumë në psikologjinë e fëmijës. Krijon një raport tepër të vështirë mes motrës dhe vëllait sepse i zhvillon kompleksin e inferioirteti dhe superioritetit, por cënon dhe pjesën e vetbesimit. Ndryshon trajektoren e zhvillimit të fëmijës sepse prindi ndikon në mënyrë përcaktuese tek fëmija” , tha Oriola./abcnews.al