Gazetari i “ABC” Elton Nikaj ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Mekat të Vlorë, ku nipi vrau xhaxhanë dhe më pas veten. Pista e parë lidhej me një konflikt të mundshëm për ullinjtë, por sot ka dalë një tjetër. Dyshohet se konflikti e ka nisjen 10 vite më parë.
Lexo edhe: “Nëna bëri gati pjatën me gjellë”, tronditje nga krimi në Vlorë: E morën të vërtetën me vete
Para 10 vitesh, Genci Koreta së bashku me djalin e xhaxhait (viktimës) kanë jetuar dhe punuar në Greqi. Në një aksident në punë, djali i Jorgji Koretës ndërron jetë. Ndërkohë që pranë tij gjendej Genci Koreta.
Ngjarja ndikoi psikologjikisht tek Genci, i cili pas vdekjes së kushëririt kaloi në depresion. Genci, u kthye në fshat ku është mjekuar, por gjendja e tij sipas të afërmve ishte e mirë dhe nuk kishte probleme.
Nga ana tjetër familja e xhaxhait, Jorgjit, mbajti rezerva dhe nën zë ishin të prekur nga ngjarja.
Xhaxhai mbante pak raporte me familjen e të vëllait dhe nipin. Konflikti i xhaxhait dhe nipit nuk përjashtohet që mund të ketë ndodhur për këtë çështje.
Banorët thonë se Genci nuk e duronte dot kur i përmendej kushëriri. “Këtë temë e kishte pikë të dobët” thotë një i afërm. Nusja e xhaxhait sipas banoreve nuk vinte në fshat.
Genci Koreta 39 vjeç vrau me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta 64 vjeç dhe më pas veten.
Pista kryesore mbetet ajo e ullinjve sipas policisë./ Abcnews.al



