“Nëna bëri gati pjatën me gjellë”, tronditje nga krimi në Vlorë: E morën të vërtetën me vete

schedule10:14 - 26 Tetor, 2021

schedule 10:14 - 26 Tetor, 2021

Nga Elton Nikaj

Një krim i dyfishtë tronditi mbrëmë Vlorën, pasi nipi vrau xhaxhanë dhe veten pas sherrit për ullinjtë. Por si ndodhi ngjarja dhe a kishin pasur probleme më parë mes tyre? Të afërmit e tyre tregojnë për mikrofonin e “ABC”-së se djali më parë kishte pasur probleme me depresionin pasi vite më parë kishte ndërruar jetë në Greqi djali i xhaxhait, që vrau, por ishte i qetë dhe jo problematik.

 

I kemi njerëz të afërt, shkojmë dhe vijmë nuk dimë gjë. Djali ka qenë aq i mirë, ky Genci, ishte punëtor. Nuk e beson njeri që ka ndodhur që e ka bërë ky djali. Edhe e ëma, tha unë po e prisja, “kisha bërë pjatën me gjellë”. Më vjen kunati dhe më thotë ku e ke djalin? Tokën e kishin veç e veç.

Nuk dimë gjë. Ata e morën me vete të drejtën se kush e pati fajin. Djali kaloi një çikë në depresion, por u mjekua dhe ishte mirë, nuk kishte të meta mendore të vriste xhaxhanë. Nuk na besohet që ka ndodhur një gjë e tillë” tha një grua.

Një tjetër e moshuar, e afërme e tyre theksoi se “I njohim. Ai djalë nuk blihet. Nuk e di si ndodhi. Nuk kanë pasur probleme. Xhaxhai rrinte në Vlorë, por ka ditë këtu. Ullinjtë i kishin ndarë. Nuk e di si janë pleksur. Nuk dimë gjë të keqen nëna”.

I kemi tanët, por nuk kemi dëgjuar gjë fare, e dëgjuam mbrëmë në 10 të natës. Nuk kishin probleme me njëri tjetrin. Po na vjen habi nga u erdhi kjo” tha një tjetër.

Genci Koreta 39 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta vrau me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta 64 vjeç dhe më pas veten./ Abcnews.al