VIDEO/ E kishte parkuar para banesës, bëhet shkrumb e hi makina në Vlorë

schedule12:42 - 3 Korrik, 2022

schedule 12:42 - 3 Korrik, 2022

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Automjeti në pronësi të shtetasit T.Sh, ka qenë i parkuar para banesës kur ka marrë flakë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe dyshohet se makina tip “Opel” ka marrë flakë aksidentalisht.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Por në videot e siguruara nga Abc shihet se makina është shkrumbuar totalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al. /