E kishte kthyer shtëpinë në fermë kanabisi, dënohet shqiptari në Angli

schedule09:10 - 3 Tetor, 2019

schedule 09:10 - 3 Tetor, 2019

Policia e West Yorkshire ka zbuluar një fermë masive kanabisi, gjatë bastisjes së një ndërtese në Halifax.

Në prangat e Policisë ra 38 vjeçari shqiptar Ditran Hoxha, i cili kishte mbjellë më shumë se 600 bimë kanabisi. Sipas mediave britanike 38 vjeçari shqiptar theu këmbën teksa u përpoq t’u shpëtonte oficerëve të policisë, duke u hedhur nga çatia .

Mediat britanike bëjnë të ditur se droga mund t’u kishte sjellë fitime tregtarëve deri në 1 milion paund.

Hoxha u burgos për 30 muaj dhe do të dëbohet në Shqipëri në fund të dënimit. Ai u deklarua fajtor për prodhim të kanabisit.

Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur rrënjë të kanabisit, që po rriteshin. Oficerët e Policisë në total kanë sekuestruar  621 bimë kanabis, ndërsa panë që ambientet ishin të pajisura me kanale ventilimi dhe sisteme ngrohjeje.

Mësohet se Hoxha kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!