“E kam parë Messin të qajë si fëmijë për Argjentinën, u bë keq në 2011”

schedule22:17 / 26/03/2020

Leo Messit i ka dhuruar Zoti gjithçka dhe vështirë të shohim në të ardhmen një futbollist të tillë. E vetmja gjë që i mungon është një triumf me Argjentinën e tij. Botërori i Katarit 2022 është ndoshta shansi i fundit për ta kthyer në më të mirin e historisë. Oscar Ustari është një ndër miqtë e tij më të ngushtë.

Të dy kanë fituar medaljen e artë me Argjentinën në Olimpiadën Pekin 2008. Portieri sot është pjesë e Pachuca në Meksikë dhe nuk lejon askënd të flasë keq për Leon, teksa zbulon për Radio Super Mitre Deportivo lidhjen e madhe që ka ylli botëror me vendin e tij.

Nëse Messi nuk do të shpallet kampion bote, atëherë futbolli do të ishte vërtetë i padrejtë. Është diçka barbare të vesh në diskutim një lojtar të tillë. Po ju rrëfej që e kam parë të qajë si një fëmijë për kombin e tij. Për më tepër, pas Kupës së Amerikës 2011 ishte totalisht i shkatërruar”, deklaron Oscar Ustari. /abcnews.al

 

Messi, Ustari dhe Aguero

schedule22:17 / 26/03/2020