Aksident me 6 të plagosur në aksin Pogradec – Lin. Aksidenti sapo ka ndodhur në afërsi të fshatit Piskupat.
Mësohet paraprakisht se janë përplasur dy automjete ku të lënduar kanë mbetur 6 persona, 3 në një mjet dhe 3 në tjetri.
Të gjithë janë transportuar në spitalin e Pogradecit ku raportohen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.


