Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E kam babën prokuror”, policia vihet në lëvizje për vajzën që kërcënoi kalimtaren pasi rrezikoi ta shtypë me makinë

schedule13:30 - 23 Korrik, 2022

schedule 13:30 - 23 Korrik, 2022

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për videon ku një grua në Prishtinë dëgjohet duke e sharë e kërcënuar një kalimtare, të cilën për pak e goditi me veturë. E njëjta i kërkon kalimtares të largohet nga rruga, duke i thënë se e ka babain prokuror.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë Ulaj për Express.



Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për rastin.

Ndryshe, në videon e publikuar, shoferja dëgjohet duke e sharë kalimtaren, pasi kjo e fundit i kërkon që t’i kërkojë falje.

“Po ma thirr Policinë a? Babin e kom prokuror, ta q** nanën. Ma mirë e ki me ec se po ta q** nanën”, dëgjohet ajo duke thënë./Gazeta Express

/GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!