Zhduket 11-vjeçari në Tiranë

schedule13:33 - 5 Gusht, 2020

schedule 13:33 - 5 Gusht, 2020

Një fëmijë 11-vjeçar me iniciale R. D., banues në Tiranë ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Pas denoncimit të babait të tij Y. D., 35 vjeç, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç.

Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al