Zgjerohet harta e koronavirusit, 4 fëmijë: Shkon në 174 numri i të prekurve në Shqipëri

schedule15:47 - 26 Mars, 2020

schedule 15:47 - 26 Mars, 2020

Është rritur edhe gjatë ditës së sotme numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Harta është shtuar me Tropojën dhe të prekur janë edhe katër fëmijë në rang vendi.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 28 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 174

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit hartës i është shtuar Kruja, Berati, Lezha dhe Hasi.

“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha mjekja e ISHP, Eugena Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste

Vijon…