U infektua nga kolegu, kush është polici nga Korça që u konstatua pozitiv

schedule10:58 - 7 Prill, 2020

schedule 10:58 - 7 Prill, 2020

ISHP ka konfirmuar një rast të ri sot me koronavirus në Korçë duke e çuar në 17 numrin total të të infektuarëve në këtë qytet që prej fillimit të Pandemisë.

Gazetarja Lediona Xheladinaj bën me dije për abcnews.al se i infektuari është shefi i Personelit të Policisë Kufitare në Korçë, tamponi i të cilit rezultoi pozitiv.

Ky i fundit ka patur kontakt me një tjetër polic, i cili ka qenë i infektuar më parë.

Raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:

4 raste  Tiranë
1 rast Elbasan
1 rast Korçë

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnje         5 raste
– Elbasan         11 raste
– Fier                26 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         44 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë           3 raste. /abcnews.al