Tre të infektuar me Covid-19, mbyllet kati i parë dhe i dytë i universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë

schedule10:43 - 21 Shtator, 2020

schedule 10:43 - 21 Shtator, 2020

Covid-19 mbyll tri zyra në godinën e Rektoratit të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.

Siç mësohet është mbyllur zyra e sektorit të auditit, zyra e seksionit të promovimit akademik dhe kërkimit shkencor si dhe zyra e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Lajmi konfirmohet edhe nga vetë rektorati ndërsa gjithçka ka ndodhur pas infektimit me koronavirus të  3 personave, të clët punonin përkatësisht në zyrat e mbyllura.

Mësohet se  është kryer dezinfektimi në të tri godinat universitare, ndërsa aktualisht në të gjitha degët e 4 fakulteteve të “Ismail Qemalit” po kryhen konsultimet dhe leksionet për çështjet e trajtuara në mësimin akademik online.

Ndërkohë në fillim të tetorit pritet të zhvillohen provimet e sezonit të vjeshtës, ndërsa regjistrimet e maturantëve për programet e studimit në këtë universitet publik janë në fazën e dytë të tyre.

N.D./abcnews.al