Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Shpallet në kërkim gardisti, rrahu keq një person në Tiranë

schedule11:19 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 11:19 - 25 Dhjetor, 2019

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një efektiv të Gardës së Republikës me akuzën e “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme gardisti Mariglen Hoxhallari ka goditur me sende të forta Ismet Lleshin duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.

Gardisti 35 vjeçar ishte nën shoqërinë e personave të tjerë kur ka kryer rrahjen.



Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Nr. 6

Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim efektivin e Gardes se Republikes M.H., i dyshuar per vepren penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

35 vjeçari, dyshohet se ne bashkepunim me persona te tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta nje shtetas, i cili po merr ndihmen mjekesore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!