Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

16 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

schedule11:01 - 6 Prill, 2020

schedule 11:01 - 6 Prill, 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 16 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 377.

Me rastet e ditëve të fundit, Shkodra duket të jetë kthyer në një ndër vatrat më të rrezikshme në vend, ndërsa kryeson Tirana.

Një ditë më parë, ISHP konstatoi 28 raste të reja me koronavirus në vend, ku numri më i lartë ishte pikërisht në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i të prekurve kryesisht edhe në Tiranë dhe Has.



Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!