125 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, Tirana dhe Korça me shifrat më të larta

schedule16:05 - 10 Gusht, 2020

schedule 16:05 - 10 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 125 raste të reja me koronavirus në vendin tonë nga 506 testime të kryera në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

“Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127″, njofton MSH.

COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)

Testime totale 46448
Raste pozitive 6536
Raste të shëruara 3379
Raste Aktive 2957

Humbje jete 200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1627
Durrës 366
Shkodër 254
Fier 120
Vlorë 108
Korçë 100
Lezhë 99
Kukës 95
Elbasan 68
Berat 49
Gjirokastër 36
Dibër 35

/abcnews.al