Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sërish rekord të infektuarish, konfirmohen edhe 57 raste me koronavirus

schedule11:02 - 14 Qershor, 2020

schedule 11:02 - 14 Qershor, 2020

Sërish numër rekord të infektuarish me koronavirus në Shqipëri. Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar edhe 57 raste të tjera me koronavirus.

Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 1521.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime ndërsa Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.



Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë   230

Krujë    55

Shkodër  53

Kamëz     26

Durrës    20

Vlorë   15

Lushnje  12

Pukë  11

Elbasan 4

Fier -4

Lezhë  3

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Berat  1

Ura Vajgurore 1

Gjirokastër  1 /abcnews.al/

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!