Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Kemi gati fondin për vaksinën anti-Covid

schedule13:41 - 25 Gusht, 2020

schedule 13:41 - 25 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka gati fondin për vaksinën anti-Covid. Lajmin Rama e ka dhënë ndërsa ndodhet bashke me ministren e Shëndetësisë tek Infektivi me mjekë e infermierë të pranishëm.

Sa i përket vaksinës, kreu i qeverisë tha se do të ketë financim për vaksinën anti-Covid kur të dalë, por fillimisht do të financohet vaksinimi falas për vaksinën e gripit sezonal.

Rama deklaroi:

”Kemi dhe hapjen e shkollave. Fëmijët janë transmetuesë, nuk janë të imunizuar. Kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, mos tako, mos përqafo, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur. Tani duhet t’i themi komplet të kundërtat në shkollë. Ajo që vlen të thuhet është që nuk e kemi zgjedhur, na ka zgjedhur. E di shumë mirë se jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministren, se çfarë është bërë kur vjen gripi i stinës. Kemi marrë masat për të rritur kapacitetet vaksinuese, që të lehtësojmë gripin e stinës. Edhe nuk që jam komplet jashtë kësaj fushe, një trup vulnerabël e merr më fort goditjen, me vulnerabilitetin që krijon gripi i stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm. Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e FB, që flasin për çhipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur.” 

Nga ana tjetër, Ministrja Manastirliu gjatë këtij takimi me kryeministrin dhe mjekët e Infektivit, tha se praktikisht të dy spitalet Covid janë ende në kapacitete të paezauruara, ndaj dhe spitalet e tjera të përgatitura  mbeten në pritje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!