EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, në pranga autori

schedule13:30 - 5 Tetor, 2022

schedule 13:30 - 5 Tetor, 2022

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Tiranë. Bëhet e ditur pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari Robert Doka ka plagosur në këmbë Denis Kukën me të cilin po konfliktohej.

Policia njofton se autori është vënë në pranga pas ngjarjes dhe është shoqëruar në komisariat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga Doka. Ndërkohë, i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/