Plagosi 2 kolegët dhe një të tretë, arrestohet oficeri i patrullës në Mamurras

schedule08:00 - 14 Prill, 2021

schedule 08:00 - 14 Prill, 2021

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar në lidhje me plagosjen e dy efektivëve të policisë një ditë më parë në Mamurras.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se policia ka arrestuar David Madani polic patrulle, i cili plagosi dy koleget nga pakujdesia, për vetëmbrojtje. Gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Gjon Fufi, Rudolf Fufi dhe Nikoll Fufi (Vorfi) i cili mbeti i plagosur me sende të forta në vendin e ngjarjes.

 

Shkak për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në qendër të Mamurrasit ku u plagosën  efektivët e policisë, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, është bërë thirrja e policëve ndaj dy të rinjve që po udhëtonin me makinë që të ndalonin për kontroll.

LEXO EDHE: “E di ti kush jam unë?”, çfarë ndodhi në Mamurras? Polici qëlloi 2 kolegët dhe “të fortin”

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të niste një konflikt për shkak se dy të rinjtë nuk kanë pranuar që t’i nënshtrohen kontrollit. Ata kanë nxjerrë armën duke plagosur njërin prej policëve në këmbë ndërsa tjetri është qëlluar me sende të forta.e.su./abcnews.al