Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paraburgim për tre policët e Kosovës, akuzohen nga Serbia për armëmbajtje pa leje

schedule14:02 - 16 Qershor, 2023

schedule 14:02 - 16 Qershor, 2023

Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë.

Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit. Qeveria e Kosovës pretendon se policët janë “rrëmbyer”, pasi, sipas saj, ata janë arrestuar në territorin e Kosovës.



Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj. Tre policët u morën të premten në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më herët se, mesa duket, prokurori në Serbi i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve. Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!