Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë u gjet në çantën e zezë që alarmoi qytetarët pranë ambasadës ruse në Tiranë

schedule15:46 - 5 Qershor, 2020

schedule 15:46 - 5 Qershor, 2020

Një çantë e dyshimtë është pikasur në orët e mesditës së sotme te bulevardi “Bajram Curri”  pranë ambasadës ruse në Tiranë.

Çanta ka alarmuar kalimtarët të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje duke rrethuar zonën.

Ajo më pas ka hapur çantën në brendësi të së cilës kishte vetëm disa rroba trupi.



“Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur  bulevardi  “Bajram Curri“, në afërsi të  një objekti të rëndësisë së veçantë  është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë  Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.

Grupi hetimor vijon punën  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!