Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërron jetë nga koronavirusi 64-vjeçarja në Elbasan

schedule11:55 - 7 Shtator, 2020

schedule 11:55 - 7 Shtator, 2020

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër pacienti në Shqipëri.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se një 64-vjeçare ndërroi jetë në repartin Infektiv të spitalit të Elbasanit.



Gruaja nga Bradasheshi ishte me koronavirus dhe mjekohej prej katër ditësh në kushte shtëpie.

Asaj i kishte dalë tamponi dhe skaneri pozitiv, ndërsa dyshohet se u infektua nga bashkëshorti, i cili gjendet i karantinuar në shtëpi.

Por, rëndimi i situatës ka detyruar familjarët që ta nisin për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

64-vjeçarja është pacientja e 317 që humb jetën nga koronavirusi që prej shfaqjes së pandemisë në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!