Makina përplas 3-vjeçarin në Durrës

schedule18:30 - 1 Tetor, 2022

schedule 18:30 - 1 Tetor, 2022

Durrës – Një fëmijë 3-vjeçar është aksidentuar nga një makinë në qytetin e Durrësit.

Policia raporton se rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/