Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau nipin, kapet 57 vjeçari në Fushë Krujë

schedule19:22 - 14 Mars, 2020

schedule 19:22 - 14 Mars, 2020

Nje 50 vjeçar nga Fushë Kruja vrau nipin e tij per motive ende te pazbardhura. Policia vuri ne pranga autorin e krimit rreth nje ore pas ngjarjes.

41 vjeçari Julian Halili nga fshati Halil i Fushë-Krujës u ekzekutua me armë pasditen e së shtunës nga xhaxhai i tij. Ngjarja  ka ndodhur rreth orës 18.30 pranë hyrjes së banesës së viktimës.

Autori i dyshuar Shkëlqim Halili, 50 vjeç, pas vrasjes së nipit të tij është larguar nga vendngjarja bashkë me armën e krimit kallashnikov, por u arrestua nga policia rreth 1 orë më vonë.



Ndalimi i 50 vjeçarit Shkëlqim Halili dhe marrja e tij në pyetje, do të bëjë të mundur zbardhjen e motiveve të këtij krimi.

Fushë Krujë

Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të  vrasjes së 41 vjeçarit.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!