“Kam dijeni por…”: Dëshmitë e para të tre të rinjve që torturuan dhe vranë gruan në Mallkastër

schedule11:50 - 11 January, 2020

schedule11:50 - 11 January, 2020

Gjykata ka vendosur të lerë në burg tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Drita Saliajt mbrëmjen e 5 janarit në fshatin Gjerbës të Mallkastrës.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se Ervis Zotaj nuk ka pranuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë.

Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen“, është shprehur ai para gjykatësve, kurse Luis Saliaj është shprehur se ka qenë në dijeni të vrasjes së Drita Saliajt, por se nuk kishte gisht në të.

Kurse Lusi Saliaj tha: Kam qenë jashtë kur ndodhi vrasja e Dritës.

Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj kanë bërë deklarata kontradiktore para gjykatësve, gjë e cila duket se do të rëndojë gjendjen e tyre.

Tre të rinjtë janë përfaqësua nga avokatë të caktuar nga gjykata pasi janë braktisur nga familja.

Ngjarja

Më datë 5 Janar, në mbrëmje 3 persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt e cila jetonte e vetme në Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Mendohet se Drita u ka servirur edhe kafe “mysafirëve” të cilët ishin aty me qëllimin për ta grabitur. Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Familjarët janë alarmuar pasi Drita nuk përgjigjej në telefon. Më datë 6 Janar ata kanë denoncuar në polici, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët. Ata janë: Luis Saliaj 16 vjeç (nipi i bashkëshortit të viktimës) Sindi Shehaj 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç. /abcnews.al