Infektohet me Covid-19 shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit

schedule13:20 - 10 Gusht, 2020

schedule 13:20 - 10 Gusht, 2020

Shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan është infektuar  me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Abcnews Aldo Kozarja në një lidhje nga ky qytet.

Ai ka deklaruar se janë karantinuar  gjithashtu edhe 10 punonjës të këtij burgu, pasi kanë pasur kontakt me  shefin.

Nga të dhënat e publikuara ditët e fundit, vihet re që qyteti i Elbasanit ka pësuar një rritje të menjëhershme të rasteve të reja me Covid-19.  Pasi vetëm në një ditë janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus. Kështu Elbasani ka arritur një rekord me rastet e reja brenda pak orësh, si asnjëherë më parë./abcnews.al