Humb jetën nga koronavirusi mjeku i njohur në Kukës

schedule12:37 - 20 Tetor, 2020

schedule 12:37 - 20 Tetor, 2020

Koronavirusi vijon të vrasë me ritme të larta në Shqipëri.

Abcnews.al mëson se sot ka ndërruar jetë nga koronavirusi mjeku Astrit Haziri. Ai shërbente si mjek familjeje në spitalin e Kukësit dhe ka ndërruar jetë në Turqi.

Pas rëndimit të situatës, ai ishte dërguar në Turqi për trajtime të mëtejshme por nuk ka mundur t’ia dalë duke ndërruar jetë sot. /abcnews.al