Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E FUNDIT/ Grabitet një pikë dhënie kredie te Komuna e Parisit

schedule18:54 - 7 Janar, 2020

schedule 18:54 - 7 Janar, 2020

Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Gazetari Andi Qosja raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur  te “Komuna e Parisit”, rreth orës 16.00, ku dyshohet se është grabitur një pikë dhënie kredie.

Një person i paidentifikuar dhe i pa armatosur është futur në filian te një nga zyrat për dhënie kredie të vogla dhe u ka marrë rreth 50 mije lekë të reja te banaku. Pasi ka marrë paratë, autori është larguar me vrap.

Njoftimi i policisë: 



Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!