Goditi me shkop punonjësen e policisë, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

schedule10:13 - 4 Gusht, 2020

schedule 10:13 - 4 Gusht, 2020

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.

Ai është shoqëruar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore”, njofton policia./abcnews.al