Gjykata pezullon mëkëmbësin e Agim Kajmakut në Vorë, rikthehen në detyrë dy ish-nënkryetarët

schedule14:39 - 6 Shkurt, 2020

schedule 14:39 - 6 Shkurt, 2020

Gjykata Administrative pezulloi nga detyra nënkryetarin e bashkisë së Vorës, Genti Picari duke rikthyer në detyrë dy ish-nënkryetarët.

Vendimi i gjykatës administrative vjen pas padisë së kësaj të fundit, e cila ishte shkarkuar nga Agim Kajmaku sëbashku me Hekuran Brahimajn për të lënë të vetmin nënkryetar pikërisht Genti Picarin.

Gazetari Maks Rama nga Vora është shprehur se vendimi për shkarkimin e Genti Picarit është marrë pasi emërimi i tij nga ana e Kajmakut është quajtur i paligjshëm. Sipas gazetarit të abcnews.al, gjykata administrative ka vendosur që të shkarkojnë të emëruarin Genti Picarin i cili drejtonte Vorën pas pezullimit te kryebashkiakut Kajmaku. Ky vendim është marrë pas kallzimit nga dy nënkryetarët Laureta Ymeri dhe Hekuran Brahimaj të cilët e kanë parë si një vendim të padrejtë emërimin pak pasi është larguar nga Bashkia.

Prokuroria dyshon se të gjitha këto veprime, Agim Kajmaku i bëri pasi ishte shkarkuar nga detyra e kreut të Bashkisë së Vorës me argumentin se kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi.

Ndërkohë, gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se aktualisht në bashkinë Vorë ka shkuar nënprefekti i Tiranës për të protokolluar vendimin e gjykatës.

Gjithashtu pritet që nesër të komandohet si kryetar (deri në shprehjen përfundimtare të gjykatës) nënkryetari Hekuran Brahimaj./abcnews.al