Gjimnazistja, pozitive me koronavirus, testohet e gjithë klasa

schedule11:25 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:25 - 21 Shtator, 2020

Një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër është konstatuar pozitive me koronavirus.

Gazetari Orges Sako bën me dije për abcnews.al se nxënësja e vitit të tretë ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Rrjedhimisht, DSHP ka vendosur që të testojë të gjithë klasën dhe mësuesit për të verifikuar nëse të tjerë të prekur nga koronavirusi.

Mësohet se për këtë shkak në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës janë marrë 27 tamponë, nga të cilët 20 nxënës dhe 7 mësues. /abcnews.al