FOTO/ Plagosi tre persona, FAST prangos Gentian Minon në Elbasan

schedule10:17 - 19 Shtator, 2020

schedule 10:17 - 19 Shtator, 2020

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shumë kërkuar, i dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë të gushtit 2019 në Elbasan, ku në një lokal pranë Pallatit të Sportit u plagosën 3 persona.

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për Gentian Minon, i cili u vu në pranga nga policia lokale në bashkëpunim me forcat FAST.

Gentian Mino

Mino u arrestua pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 2 gusht 2019, në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan ku Mino në bashkëpunim me Ilirjan Bezhanin, i arrestuar më herët, plagosën me armë zjarri dy persona dhe një tjetër me sende të forta.

Policia konfirmon se Mino është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi. /abcnews.al