Po kalonte rrugën, e përplasi makina! Vdes kalimtari në Maminas

schedule19:09 - 18 Tetor, 2020

schedule 19:09 - 18 Tetor, 2020

Një person ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Maminas, pasi u përplas nga një makinë tip “Peugeot”, teksa ishte duke kaluar rrugën. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:50 minuta.

Përplasja ishte e fortë dhe rezultoi fatale për kalimtarin që ndërroi jetë në vend. Viktima rreth 60-vjeç ende nuk është identifikuar.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin Sh. A. 60 vjeç dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./ db/Abcnews.al