Ka mbetur edhe vetëm një El Clasico për t’u luajtur në këtë sezon, që përkon me ndeshjen e kthimit mes Barçës e Realit, që do luhet në Madrid dhe përkon me javën e 30 të LaLiga.
Ditën e sotme LaLiga ka zyrtarizuar datën dhe orarin e kësaj ndeshje, një nga më të ndjekurat në botë, edhe pse tashmë nuk është më madhështia e dikurshme.
Ndeshja mes Realit dhe Barcelonës do të luhet më datë 10 prill, në orën 21:00 në “Alfredo di Stéfano”, stadiumin e dytë të Real Madridit, i cili ndodhet pranë qendrës stërvitore, ” Valdebebas Sports City”. /abcnews.al


