Albin Kurtit i çohet arkivoli para zyrës

schedule12:14 / 02/03/2020

Një arkivol është vendosur mëngjesin e sotëm para zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.

Sipër arkivolit gjenden letra në të cilat është shkruar “reciprocitet”, ç’ka do të thotë se ndaj tij po protestohet me fjalët që ka përdorur më parë në lidhje me raportin me Kosovën.

Pikërisht arkivoli simbolizon varrosjen e premtimeve të tij për reciprocitet me Serbinë.

Kjo formë e protestës po bëhet pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

Kurti vendosi të heqë taksën ndaj mallrave serbe pak ditë më parë duke e quajtur atë një masë të pjesshme si një veprim që tregon gatishmërinë për të diskutuar. /abcnews.al

schedule12:14 / 02/03/2020